Transmetuar më 15-05-2025, 10:54

Procesi penal për vdekjen e Diego Armando Maradonës vazhdon, me zbulime të reja në çdo dëshmim. Nga mjeku kujdestar, tek psikologët dhe infermierët që e ndoqën gjatë periudhës së tij të fundit, të gjithë janë nën akuzën e vrasjes me dashje. Një krim që në Argjentinë parashikon dënim maksimal prej 25 vitesh burg.

Dëshmia e vajzës së Maradonës, Giannina, është dëgjuar nga gjykatësit: "E shihja të përkeqësohej çdo ditë, nuk mund të lidhej më me realitetin, ishte i ngadaltë. Kam kontaktuar me Luque (mjeku i fundit që kujdesej për Maradonën) dhe ai më tha se kishte luhatje.

Më foli për Cosachov (psikiatrin), që e kishin emëruar për ta trajtuar babain tim. Ai e shihte duke u përmirësuar. Kam zgjedhur t’i besoja, sepse ata që e kishin ndjekur për një kohë të gjatë na e kishin propozuar këtë, shërimin në shtëpi, me një plan për ta trajtuar mirë".

Giannina vazhdon dëshminë me emocione të thella: "Ka qenë shumë e vështirë për mua të vazhdoja përpara. Do doja që babai im të më merrte me vete, nuk doja të jetoja. Kam marrë mbështetje psikologjike dhe psikiatrike për të ecur përpara, kështu që kam mundur të shoh mbesën time Roma dhe të rris djalin tim".

Giannina ktheu më pas vëmendjen te trajtimi që i ishte ofruar babait të saj: "Ishte një zgjedhje e rrezikshme, sepse mjekët vendosën ta mbanin babain tim në një vend të errët, të shëmtuar dhe vetëm. Kam një dhimbje të jashtëzakonshme, më duket vërtet e padrejtë.

Ata që ishin përgjegjës na siguruan se babai do trajtohej më së miri, por nuk ndodhi asgjë nga çfarë premtohej. Ishte një manipulim i tmerrshëm, çka më mbush me zemërim. Do doja të kthehesha prapa në kohë dhe t’i largoja të gjithë".

Giannina tregoi gjithashtu: "Babai ishte shtrirë në shtrat, nuk donte të ngrihej. Kishte duar dhe sy të fryrë shumë. Vazhdova t’i kërkoja të ngrihej, të vinte në sallën e ngrënies me mua, por ai nuk kishte dëshirë të bënte asgjë. Sytë e tij ishin aq të fryrë sa nuk shiheshin".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit