

Detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.
Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.
Kujtojmë se gjatë fushatës, kryeministri Edi Rama iu drejtua Shkrelit me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste.
Mesazhi i Ramës mund të duket edhe si një mesazh i koduar për Tom Doshin, pasi edhe gjatë takimit përmbyllës elektoral në Shkodër, e "shigjetoi" duke thënë se "është një parti në këshillin bashkiak që s’po voton plazhet e Velipojës’, ndërkohë që Vau i Dejës njihet edhe si bastion i Partisë Social Demokrate.
Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë gjithashtu në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.
BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






