

Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lageshta me origjinë oqeanike do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë orëve të paradites, ndërsa orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar.
Parashikohet që orët e vona të natës; të sjellin rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit KU në zonat Lindore do të jenë në formë shtrëngate.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






