Transmetuar më 15-05-2025, 07:19

Tiranë- Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner pritet të vizitojë Tiranën në datën 17 Maj ku do të mbajë edhe një fjalim. Së paku kjo kuptohet nga axhenda e programit “Invest in a connected Europe”.

Programi të cilin JavaNews e ka siguruar si dokument përcakton se Kushnër do të flasë këtë të Shtunë në kryeqytetin e Shqipërisë nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Fjalimi i cili në axhendë është parashikuar të mbahet mes orës 10:05 dhe 10:25 të 17 majit do të pasohet më pas nga fjala e kryeministrit Edi Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit