

Tiranë- Kryeministri i Britanisë, Sir Keir Starmer mbërrin mbrëmjen e të mërkurës në Tiranë. Ai do të ketë një takim bilateral të Enjten me kryeministrin Edi Rama e më pas në 12:40 do të dalin në një konferencë për shtyp.
Burime diplomatike informojnë se pritet nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategji” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Të njëjtat burime thanë se kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.
Katër kolonat e nënshkrimit:
1. Rritje ekonomike punësim 2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik 3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë 4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.
Vizita e Keir Starmer do të jetë e para e një kryeministri të Britanisë së Madhe në Shqipëri pas nisjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1921 mes dy vendeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






