Transmetuar më 14-05-2025, 18:34

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm në orën 20:30 drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Partia Demokratike, udhëheqëse e koallicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke siguruar vetëm 50 deputetë dhe qindra mijëra vota më pak në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Për këtë, Berisha ka fajësuar manipulimin e zgjedhjeve nga socialistët dhe ka thirrur protestë në datën 16 maj në Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit