Transmetuar më 14-05-2025, 17:34

TIRANË- Numërimi i votave për kandidatët për deputet vijon në të gjitha qarqet e vendit.

Në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike ka siguruar vetëm 13 mandate, gara është e fortë mes dy kandidatëve nga lista e hapur. Mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, vetëm një prej tyre do të arrijë të futet në Kuvend.

466 kuti janë numëruar deri më tani, ku Tabaku është e para e demokratëve në listën e Tiranës me 6428 vota. Ilir Alimehmeti ndjek i dyti me 6357 vota. Një diferencë e vogël vetëm prej 67 votash.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit