Transmetuar më 14-05-2025, 16:11

Tiranë- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Tiranë. Aksidenti raportohet se ka ndodhur në Unazën e Madhe.

Një makinë ka përplasur një të moshuar, që po ecte me biçikletë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur i moshuari. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, ambulanca dhe policia kanë shkuar menjëherë dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqëve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit