

Tiranë- Tensione të shumta ka pasur në KZAZ nr. 31 në Tiranë, e vendosur në ambientet e shkollës “1 Maji”. Mësohet se policia ka ndërhyrë për të larguar nga salla të gjithë vëzhguesit, pas një kërkese të kryetarit të kësaj KZAZ-je. Kryetari prentendonte se vëzhguesit po pengonin punën e grupeve të numërimit dhe po ushtronin presion mbi procesin.
Sakaq vëzhguesit kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën e numërimit duke pretenduar se nuk është bërë ndarja e fletëve të votimit ku është votuar vetëm për partinë, nga ato ku është votuar si për partinë ashtu edhe për kandidatin.
Ata pretendojnë gjithashtu se fletët ku është votuar vetëm për partinë po i atribuohen një kandidati të caktuar, çka përbën shkelje të procedurës. Ndërkohë është pezulluar edhe procesi i numërimit për të verifikuar këto pretendime.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






