Transmetuar më 14-05-2025, 15:01

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare akuzoi Kryeministrin edi Rama se ai e mbajti Ilir Metën në burg për të fituar, terror politik.

Pas publikimit të rezultateve ku Ilir Meta mbeti pa asnjë mandat, Berisha theksoi se atij po i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë.

"Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik," tha Berisha.

Berisha: Lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera. Ilir Meta luftohet egër nga armiku Edi Rama

"Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe.

Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem.

Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.

Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit