

Vlorë- Në qarkun e Vlorës ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale, duke dalë kështu me një rezultat më të qartë se kush do të jenë deputetët e ardhshëm të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike në Parlamentin e ri, nga numërimi i deritanishëm.
Kujtojmë se nuk ka mbaruar procesi i numërimit të votave të diasporës, duke lënë kështu mundësinë se mund të ketë ndryshime nga rezultati i tanishëm.
Duke qenë se fituesja e qarkut ishte Partia Socialiste, kjo e fundit ka fituar 9 mandate, ndërsa Partia Demokratike 3 mandate.
Nga kampi rozë, janë 4 deputetë nga lista e mbyllur dhe 5 nga lista e hapur.
Më poshtë kemi listuar deputetët e mundshëm socialistë të qarkut Vlorë:
1. Bledi Çuçi, nga lista e mbyllur
2. Pirro Vengu, nga lista e mbyllur
3. Zamira Sinaj, nga lista e mbyllur
4. Erjona Ismaili, nga lista e mbyllur
Lista e hapur:
5. Damian Gjiknuri, nga lista e hapur me 10.031 vota
6. Vullnet Sinaj, nga lista e hapur me 8.757 vota
7. Ardit Bido, nga lista e hapur me 7.360 vota
8. Vasil Llajo, nga lista e hapur me 4.894 vota
9. Brunilda Mersini, nga lista e hapur me 4.892 vota
Duke qenë se Partia Demokratike ka vetëm 3 mandate, të vetmit që do mund të fusë në Kuvend nga ky qark janë kandidatët nga lista e mbyllur, si Ina Zhupa, Vangjel Dule dhe Bujar Leskaj.
Nga lista e hapur e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë më i votuari ishte Petraq Gjikuria, me 3533 vota, por nga mandatet e fituara për forcën politike nuk janë të mjaftueshme që ai të jetë deputet në Kuvendin e ri.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






