Transmetuar më 14-05-2025, 13:40

Erion Braçe ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku u bën thirrje numëruesve që të numërojnë siç duhet votën për kandidatët.

Ai u kujton numëruesve që të kenë kujdes, pasi përndryshe do të përballen me ligjin.

"Mos u bçni pjesë e shkeljes së ligjit duke i marrë votë njërit e dhënë tjetrit", thotë Braçe.

Më pas ai shprehet se, ata i kanë mbajtur shënim votat e kandidatëve dhe se mund të ndjekin numërimin online, ashtu siç edhe u kujton se, ka të drejtën të tërheqë CD-në ku është regjistruar çdo votë gjatë numërimit.

Postimi i plotë

"Shume faleminderit dhe nje lutje e perseritur;

Shume faleminderit per urimet e qe me shihni deputet; por nuk ka mbaruar gje akoma!

Duhet numeruar cdo vote deri ne fund;

Beni durim!

Jo per te qene une fitues, por qe te marre kuptim VOTA E POPULLIT; sic mori kuptim cdo vote per PARTINE/PARTITE, ashtu duhet te marre kuptim vota e popullit edhe per kandidatet; eshte jetike kjo per te cuar ne kuvend ata qe populli ka votuar!

LUTJA IME eshte e perseritur e i drejtohet NUMERUESVE;

BENI KUJDES, LEXONI DREJT-sic eshte xhanem, CDO VOTE TE POPULLIT PER KANDIDATET;

MOS U BENI PJESE E PROCESEVE NE FUND TE TE CILEVE MUND TE PERBALLENI ME LIGJIN;

Secili nga ne e ka patur njerezit e tij gjate numerimit te votes se partise – KA MBAJTUR SHENIM VOTAT E KANDIDATEVE, secili nga ne e ka kollaj te ndjeke tani numerimin online, secili nga ne e ka te drejten e mundesine TE TERHEQE PER CDO KUTI CD-ne KU ESHTE RREGJISTRUAR CDO VOTE GJATE NUMERIMIT;

Pra eshte e kote!

Mos u beni pjese e shkeljes se ligjit duke i marre vote njerit e dhene tjetrit, marre tjetrit e dhe dikujt tjeter ne liste;

Moooos!

Une nuk i prek vote kerkujt, por nuk do fal kerkend qe e ben kete ne dem jo thjesht timit, por te nje procesi shembullor qe duhet te kete integritet deri ne fund nga #kamza ne #njesia5 ku jam une!"

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit