

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë. Bëhet e ditur se autori Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar. Siç raportohet ata janë takuar në Tiranë dhe konsumuan darkë, më pas djali e ka ftuar për në shtëpinë e tij, por 29 vjeçarja nuk ka pranuar.
Gjitthashtu pa vullnetin e saj ai e çuar në Lushnjë me makinën e tij dhe gjatë rruges vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë. Kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës së saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






