

SARANDË- Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur dhe e ka kanosur atë për t’i marrë para. Sipas policisë, ka qenë familjarët e të miturës që kanë bërë kallëzimin në polici dhe më pas ka nisur edhe hetimi. Në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, duke e kanosur dhe i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.
Njoftimi i Policisë:
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familjarët e një shtetaseje të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan me iniciativë shtetasin E. G., 35 vjeç, banues në Sarandë.
Bazuar në kallëzimin e familjarëve dhe në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, dhe duke e kanosur, i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






