Transmetuar më 14-05-2025, 10:43

Transferimi i Florian Wirtz te Bayern Munich dukej tashmë i vendosur, por siç ndodh gjithmonë në merkato, mund të ndodhin ndërhyrje të tjera. Ky është rasti i kësaj here. Sipas asaj që raportohet nga “Sport BILD”, Manchester City ka paraqitur ofertë formale te Bayer Leverkusen për blerjen e 22-vjeçarit gjerman.

Pikërisht kur klubi bavarez po përgatiste një ofertë prej 100 milionë eurosh për të, shumë ende nën 150 milionët që kërkoheshin nga Leverkuseni, ka ndërhyrë Manchester City. Tani, Bayer Leverkusen ka një pozicion të favorshëm në negociata, nuk është më i varur vetëm nga Bayern Munich, njëkohësisht rivali i tij më i madh në Bundesliga.

Sipas gazetës gjermane, trajneri i klubit anglez, Pep Guardiola, ka folur tashmë me lojtarin dhe e sheh si pasuesin e Kevin De Bruyne, i cili ka mundësi të largohet. Kjo i ndryshon gjërat, sepse deri para disa ditësh, “Die Roten” ishin favoritët absolutë për blerjen e Wirtz. Tani, Manchester City ka vënë gjithçka në dyshim.

Sipas raporteve nga Gjermania, ishte arritur një marrëveshje mes Wirtz dhe Bayern Munich, edhe pse babai-agjent i lojtarit (Hans Wirtz) e ka mohuar ekzistencën e këtij akordi dhe ka siguruar se do të vazhdojë të dëgjojë oferta të tjera.

Edhe Bayer Leverkuseni e ka autorizuar të bisedojë me skuadra të tjera. Kjo do të ndihmojë për të kuptuar kur Florian do ta lërë Leverkusenin, në vitin 2025 apo 2026, ndërkohë që opsioni i rinovimit është hedhur poshtë automatikisht.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit