

“Kemi një uri të jashtëzakonshme, e duam këtë trofe për veten dhe të gjithë tifozët e Milanit. Të fitosh trofe është shumë e rëndësishme për këtë skuadër”. Kështu u shpreh Mike Maignan, portieri i kuqezinjve, në prag të finales së Kupës së Italisë, të cilën do ta luajnë sonte ndaj Bologna, në “Olimpico” të Romës.
Mbi humorin e skuadrës: “E dimë që do të jetë një ditë e rëndësishme, mund të shtojmë një faqe pozitive në historinë e klubit. Duhet të ruajmë gjakftohtësinë, ajo na ka sjellë deri këtu”.
Mbi mbrojtjen me tre lojtarë: “Unë gjithmonë kam besim te shokët e skuadrës. Sigurisht që ka momente kur era fryn në favor dhe të tjera kur është kundër, mund të pësosh gol edhe duke luajtur me nëntë mbrojtës. Tani jemi në një moment të mirë dhe duhet të përfitojmë”.
Mbi rëndësinë e ndeshjes në raport me sezonin: “Gjithçka që ka ndodhur më parë nuk ka më rëndësi, rëndësi ka vetëm ndeshja e sotme, e cila është finale. Nuk mund të mendojmë për ndeshjen e së premtes apo për dy të fundit në kampionat. Objektivi i vetëm është finalja ndaj Bologna”.
Sa e rëndësishme është kjo kupë për të: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, ashtu si për të gjithë ata që kanë uri për fitore. Dua ta fitoj po aq sa të gjithë të tjerët”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






