

Dita e sotme vjen me impulse të reja, mundësi të papritura, por edhe nevojën për të qenë më të vetëdijshëm për zgjedhjet që bëjmë.
Hëna ndikon fuqishëm në disa shenja, duke nxitur krijimtarinë, vendosmërinë dhe rikthimin e energjive të harruara.
Disa do të ndihen të frymëzuar për të ndërmarrë hapa të rinj, ndërsa të tjerë duhet të tregohen të kujdesshëm në dashuri apo vendime profesionale. Ja çfarë sjell kjo e mërkurë për çdo shenjë:
Dashi
Po hapet një mundësi për të nisur një nismë të re. Suksesi nuk do të vijë vetëm nga yjet, por edhe nga përgatitja dhe vullneti yt. Ky qiell të lejon të ndjekësh një rrugë ndryshe dhe të vësh në lojë veten. Hëna në aspekt të favorshëm të jep forcë shpirtërore, të rikthyer së fundmi. Kjo të afron me qëllime që dikur dukeshin të paarritshme, por që tani janë më pranë se mendon. Puna shkon mirë, por edhe dashuria kthehet në qendër të vëmendjes. Mbaj një qasje pragmatike: nëse të ofrohet një marrëveshje, mos e shtyj. Nga 9 qershori e tutje dinamika ndryshon dhe shanset do të jenë më të pakta. Prandaj, nëse diçka të shtyn të veprosh, mos hezito.
Demi
Je në veprim sajë kalimit të favorshëm të Diellit. Në fillim të vitit kishe stagnime dhe pengesa, por tani planetët të ndihmojnë të realizosh atë që ke lënë pezull. Mund të jesh përballë një sfide të re apo një ngarkese që ndryshon prioritetet e tua. Mbyllja e disa kapitujve nuk është humbje, por rritje. Pavarësisht sfidave në punë, fusha emocionale është e mbrojtur – kjo do të thotë se ndërsa puna kërkon përkushtim, dashuria mund të të japë qëndrueshmëri. Forca jote sot qëndron në veprim: ke energji dhe vendosmëri për të ndërmarrë hapa të guximshëm. Shfrytëzo këtë fazë për të vepruar dhe për të hapur rrugë të reja.
Binjakët
Hëna në prapavijë krijon një ndjesi ngadalësimi, që për ty si Binjak, nuk është aspak komode. Të pëlqen lëvizja, ritmi i shpejtë, aventura – por sot është më mirë të ndalesh pak dhe të mendosh. Mos vepro impulsivisht. Maji sjell nevojën për të rikuperuar ndjenja të lëna pas dore në prill. Në dashuri, edhe nëse ke ndjenja të forta, ka pasur shqetësime. Mos i detyro situatat, lejo gjërat të rrjedhin natyrshëm dhe pyet veten çfarë dëshiron me të vërtetë.
Gaforrja
Sot hapet një dritare për të prerë lidhjet me situatat që të kanë lodhur. Nga 9 qershori do të kesh një qiell më të favorshëm, por edhe tani mund të fillosh të marrësh vendime të rëndësishme. "Këtë gjë nuk dua ta bëj më" – është një fjali që mund të të shkojë në mendje. Maji është muaj për betejat në punë, ku zgjedhjet e sotme do të japin rezultat. Në dashuri, kujdes: jo çdo gjë është e qartë, sidomos për ata që kanë heshtur ndjenja apo kanë pasur tensione në fillim të muajit. Merr kohën të reflektosh dhe të vendosësh për të ardhmen e lidhjeve të tua.
Luani
Je lindur me vrull, dhe tani që ke edhe Hënën dhe Marsin në krah, fuqia jote është maksimale. Hëna aktivizon zonën e krijimtarisë – kush punon në kontakt me publikun, merr frymëzim dhe ide të mëdha. Mund të shfaqesh në një dritë të re në punë, por edhe në dashuri. Nëse mendon se nuk po merr atë që meriton në një lidhje, nuk do ta lësh pa reaguar. Kujdes nga prirja për të ndjekur njerëz të komplikuar – ndonjëherë je më i tunduar nga e paarritshmja sesa nga ajo që është e vërtetë. Sot është dita për të zgjedhur me mend dhe për të ndjekur zemrën, por jo verbërisht. Krijimtaria dhe pasioni janë mjetet e tua të fuqishme sot – përdori me mençuri.
Virgjëresha
Dita mund të të duket pak e turbullt, por është larg nga vështirësitë e fillimvitit. Po shfaqen projekte të reja dhe ambienti profesional po ndryshon. Që nga 10 maji, shumë gjëra kanë lëvizur: ndoshta emërime të reja, formim grupesh, apo përgjegjësi të reja. Për punonjësit mund të ketë ndryshim drejtuesish apo sfida drejt pozicioneve drejtuese. Për ata që kanë biznes, ka ngarkesë por edhe mundësi për të riorganizuar gjithçka. Ka më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë ndikim. Edhe pse je nën presion, Dielli dhe Mërkuri të mbështesin. Prano pasigurinë, por vepro me kurajë. Me mendje të hapur do të arrish të gjesh rrugën tënde mes çdo pasigurie.
Peshorja
Mendo për punën, për gjërat që di dhe mund të bësh, dhe pozicionohu në një situatë të favorshme. Në rast pasigurish, detyrash që po përfundojnë apo kontratash, do të ishte e përshtatshme të marrësh një vendim të rëndësishëm para fillimit të qershorit, sepse pas kësaj date disa mundësi mund të të shpëtojnë. Mendo si të menaxhosh mundësitë që po të paraqiten tani ose për të cilat ke punuar kohët e fundit. Kush shmang nënshkrimin e një marrëveshjeje sepse mendon se nuk po i ofrohet shpërblimi i duhur ekonomik, ose ka pritshmëri jorealiste, rrezikon të mbetet pa asgjë nëse e shtyn vendimin. Çelësi për të përfituar dhe për të nisur punë të reja qëndron te aftësia për të ruajtur një vizion pragmatik dhe realist të tërësisë. Në dashuri situata është më e ndërlikuar. Ditët e fundit ka pasur provokime dhe tensione, madje edhe dyshime edhe në çiftet më të lidhura. Largësitë fizike apo psikologjike mund të vënë në rrezik lidhjet. Mendoj edhe për ata që kanë zhvilluar një interes për dikë që nuk është plotësisht i lirë ose jep veten vetëm pjesërisht. Në këto raste, të paktën deri në fund të muajit, është më mirë të tregohesh i kujdesshëm. Dhe kush është në një histori të re do të ecë ngadalë.
Akrepi
Në këto ditë të pasura me intuitë, mund të imagjinosh apo edhe të parashikosh çfarë do të ndodhë të nesërmen. Të ka ndodhur në të kaluarën të kesh një frymëzim, të zbulosh diçka, dhe më pas, me kalimin e kohës, të kuptosh se ajo ndjesi kishte qenë e drejtë. Është befasuese sesi e gjithë energjia që zotëron mund të shfaqet në mënyra të papritura, edhe përmes ndjesive të veçanta. Të ftoj të jesh pozitiv, të përgatitesh për atë që do të vijë muajin tjetër. Me afrimin e qershorit, do të ndjesh një vendosmëri të fortë dhe mbështetëse, një cilësi që do të të shoqërojë gjatë dhe do të pasqyrohet në aftësinë tënde për të shprehur mendimet dhe për të marrë përfitime, konfirmime. Kjo qartësi nuk duhet të ngatërrohet me njëfarë guximi të tepruar, që mund të bezdisë ata që nuk janë gati të dëgjojnë të vërtetat e tua. Komuniko me sinqeritet, shprehu për gjithçka që mendon, në vend që të mbash brenda mendime negative apo, edhe më keq, të jetosh me pendesë. Dashuria të thërret në fundjavë, është një ftesë për të lëshuar veten dhe për të hapur zemrën.
Shigjetari
Prania e Hënës në shenjë përfaqëson një moment force dhe potenciali. Ky tranzit të ofron mundësinë për të shprehur ëmbëlsi dhe bujari shpirtërore, elementë që përfundojnë duke ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet, qofshin ato familjare, profesionale apo edhe dashurore. Më në fund, dëshira që ke mbajtur gjithmonë brenda vetes nis të dalë në sipërfaqe, pas një fillimi viti ku je ndier paksa i larguar dhe i humbur. Dukesh sikur je në kërkim të një përkufizimi të ri të jetës, je nisur në një udhëtim të brendshëm që tani është drejt një përfundimi domethënës. Ka kontrata për të përcaktuar dhe dokumente për të firmosur në horizont, je në prag të nisjes së një rruge që do të të çojë drejt programeve të reja. Me afrimin e qershorit, Jupiteri, planeti yt sundues, nuk do të jetë më në kundërshtim, që do të thotë se kufizimet dhe vështirësitë që ke përballuar më në fund do të lehtësohen. Nëse ndodhesh duke përpunuar një projekt ose do të çosh përpara një ide, mos hezito të ndjekësh rrugën tënde. Duhet të kesh besim në aftësitë e tua, edhe nëse në të kaluarën e ke ndier se të kanë lënë mënjanë. Ndoshta mendon se disa njerëz më pak të zotë kanë arritur rezultate më të mëdha, por karakteri yt dhe stili yt i dallueshëm janë ajo që të veçon dhe gjithmonë do të të sjellin sukses. Dhe nëse ke vite që punon në një kompani dhe nuk të vlerësojnë sa duhet… nuk do të të duhet shumë për ta bërë të ndjehet mungesa jote nga konkurrentët.
Bricjapi
Hëna do të vijë në ditët në vijim në shenjën tënde. Ky lëvizje hënore paralajmëron një pjesë të dytë të javës të vlefshme, veçanërisht për sa i përket fushës së punës. Je një person me shumë forcë dhe vendosmëri; kur beson në një projekt, nuk ndalesh lehtë. E rëndësishme është që të zgjedhësh të angazhohesh vetëm në atë që të pasionon, duke shmangur të harxhosh kohë në aktivitete që ndoshta të janë imponuar dhe që nuk të interesojnë. Është e drejtë të vësh shpirtin dhe zemrën në gjithçka që bën, por është po aq e rëndësishme të njohësh kur është koha për t’u shkëputur nga ata që nuk vlerësojnë kontributin tënd. Dhe kështu, në këto orë, mund të ndjesh njëfarë prirjeje për të keqkuptuar situatat apo për t’u keqkuptuar nga të tjerët. Për dashurinë, kohët e fundit ke vërejtur njëfarë distance ose, alternativisht, mendja jote është e përqendruar diku tjetër. Nëse ka tensione, duhen zgjidhur. Çiftet afatgjata ndodhen përballë disa "ndryshke" dhe në raste të jashtëzakonshme përballen me pyetje mbi vazhdimësinë e historisë së tyre. Është një periudhë introspeksioni dhe vlerësimi. Dashuritë e reja? Të bukura por… duhet kohë.
Ujori
Një Hënë aktive sjell me vete një sërë përfitimesh që pasurojnë jetën, megjithatë ka një dozë të mirë nervozizmi që mund të vazhdojë. Marsi në kundërshtim i bën të lindurit në shenjën e Ujorit të padurueshëm, të prirur ndaj mërzitjes. Nëse ndodhesh duke ndërvepruar me njerëz që nuk i duron dot, do të ndjesh një impuls të fortë për t’u larguar, për të kërkuar hapësira të hapura apo madje për të ndërmarrë një lloj arratisjeje, nëpërmjet një udhëtimi. Kjo sjellje nuk është vetëm një mënyrë për të ikur, por mund të rezultojë e dobishme për të rikuperuar pak qetësi dhe për të kursyer energji fizike që do të jenë të nevojshme në të ardhmen, sepse aktivitetet që duhen kryer do të jenë të shumta. Qershori, në veçanti, do të kërkojë përkushtimin dhe veprimin tënd. Mos harro se ndjenjat kërkojnë ngrohtësi dhe vëmendje. Është e vërtetë që dëshiron lirinë, por kur je në çift duhet të sakrifikosh diçka. Debatet me familjarët sot do të duhej të shmangeshin; është e përshtatshme të zgjidhësh konfliktet me diplomaci dhe mirëkuptim.
Peshqit
Janë ditë përgatitjeje dhe ndoshta edhe tensioni për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë: e di që deri në qershor do të ketë zgjedhje të mëdha për të bërë. Nuk ka asgjë për të cilën duhet të kesh frikë. Së shpejti, në fakt, do të kesh mundësinë për të zhvilluar ide ose për të negociuar një marrëveshje në mënyrë të kënaqshme. Po vazhdon negociatat, por për momentin nuk je plotësisht i bindur për atë që të propozohet për të firmosur apo pranuar. Por së shpejti do të vijnë zgjidhjet. Nëse dëshiron një evolucion të vogël në jetën tënde, të këshilloj të marrësh një moment pushimi. Nëse je i vetëpunësuar, dije se nuk po kërkon të pamundurën. Pasi të kesh përgatitur një fjalim të mirë, kontakto dikë që po pret përgjigje nga ty. E premtja do të ketë një qiell të mirë për të paraqitur kërkesa; edhe java tjetër parashikohet e favorshme. Gjithashtu, nga 9 qershori do të ketë dritë jeshile edhe për dashurinë. Ky është një periudhë premtuese, veçanërisht për çiftet, qofshin të reja apo më të vjetra, që dëshirojnë të martohen ose të bashkëjetojnë. Edhe zemrat e vetmuara duhet të pranojnë lidhjet me optimizëm – fundi i pranverës dhe fillimi i verës do të sjellin mundësi për emocione të sinqerta. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






