

VLORË- Ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit në qarkun e Vlorës. Sipas rezultateve të PSZ, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, vetëm 3 mandate.
Sipas rezultateve nga KQZ, 9 deputetët e PS në këtë qark janë, Bledar Çuçi, Zamira Sinaj, Erjona Ismaili dhe Pirro Vengu, të cilët ishin në listë të mbyllur. Ndërsa nga lista e hapur kanë arritur të sigurojnë mandat Damian Gjiknuri, Vullnet Sinaj, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini.
Gjithashtu nga këta deputetë, 5 janë emra të rinj në PS, si Zamira Sinaj, Erjona Ismaili, Ardit Bido, Vasil Llajo dhe Brunilda Mersini. Ndërkohë, nga lista e hapur kanë mbetur jashtë Parlamentit të ri shtatë kandidatë.
Ndërsa PD-ASHM në qarkun e Vlorës ka arritur të sigurojë vetëm tre mandate nga katër që kishte caktuar në listë të mbyllur. Deputetë në Kuvendin e Shqipërisë do të jenë serish vetëm Bujar Leskaj, Vangjel Dule dhe Ina Zhupa, ndërsa Atird Hoxha, i cili gjithashtu ishte në listë të mbyllur, nuk arriti të sigurojë një mandat. Nga kandidatët në listë të hapur nuk mundën të fitonin një mandat dhe 12 kandidatë të tjerë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






