

BERAT- Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 271 kuti votimi nga 275 kuti në total për votat preferenciale. Në këtë qark, Partia Socialiste kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa Partia Demokratike ka nxjerrë dy deputetët e listës së mbyllur.
Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin.
Deputetët e PS Ervin Demo (listë e mbyllur) Enriketa Jaho (listë e mbyllur) Hysen Buzali 8153 vota Fadil Nasufi 6241 vota Hatixhe Konomi 3366 vota
Deputetët e PD Eno Bozdo (listë e mbyllur) Zija Ismaili (listë e mbyllur)
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






