

TIRANË- Shkodra Elektronike ka arritur finalen e Eurovisionit. Gjatë natës së sotme, ku ishte gjysëmfinalja e parë e kompeticionit muzikor ndërkombëtar, Shkodra Elektronike ka dhuruar super performancë.
“Zjerm” pushtoi skenën dhe zemrat e të gjithëve në audiencë, që kënduan dhe vallëzuan bashkë me Beatriçen, e cila dominoi plotësisht skenën
Shkodra Elektronike ishte e 12-ta me radhë për të performuar në natën e parë gjysëmfinale.
10 shtetet e para finaliste të "Eurovision 2025" janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali dhe Ukraina.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd