Transmetuar më 14-05-2025, 00:35

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, nis përllogaritja e votave nga diaspora

Tiranë, 14 maj 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi zyrtarisht përmbylljen e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, sa i përket territorit të Shqipërisë.

Procesi, i zhvilluar në përputhje me afatet dhe normat e përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përfshiu të gjitha subjektet zgjedhore – partitë dhe koalicionet – në të 12 qarqet e vendit.

Të dhënat përfundimtare nga votimi brenda vendit:

Zgjedhës në listë: 3,467,962

Votuan: 1,458,251 (Pjesëmarrje: 42.21%)

Vota të vlefshme: 1,402,820

Vota të pavlefshme: 55,334

Numërimi i votave nga jashtë vendit vijon

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, procesi ka përfshirë edhe votat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Deri tani janë numëruar 75,414 fletë votimi, që përbën rreth 39% të totalit prej 194,889 zarfeve të pranuara.

Numërimi për qarkun Kukës është përmbyllur plotësisht, ndërsa për qarqet e tjera procesi është në zhvillim.

Përparon vlerësimi i votës preferenciale

Procesi i numërimit për votat parapëlqyese (preferenciale) në listat e hapura ka përfunduar në disa zona të administrimit zgjedhor:

Qarku Shkodër – 2 KZAZ

Qarku Kukës – 2 KZAZ

Qarku Dibër – 2 KZAZ

Qarku Berat – 2 KZAZ

Qarku Korçë – 2 KZAZ

Qarku Gjirokastër – 7 KZAZ

Qarku Vlorë – 5 KZAZ

Qarku Tiranë – 2 KZAZ (PEVN)

Në total, 24 KZAZ kanë përfunduar numërimin për kandidaturat në listat e hapura.

Numërimi nuk ka nisur në 7 KZAZ

Procesi nuk ka nisur ende në:

3 KZAZ të Qarkut Durrës: nr. 20, 23, 25

4 KZAZ të Qarkut Tiranë: nr. 20, 23, 25, 30, 35, 36, 40

Rezultatet përfundimtare të votës së diasporës dhe të renditjes përfundimtare të kandidatëve për deputet pritet të përcaktojnë në mënyrë përfundimtare përbërjen e re të Kuvendit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit