Transmetuar më 13-05-2025, 22:19

Rama merr 10 mandate në Elbasan – PD mbetet prapa, as lista e mbyllur nuk i siguron fitore, 6 mijë vota të pavlefshme

Elbasan, 13 maj 2025 – Përfundon numërimi i votave në të gjitha 505 qendrat e votimit të Qarkut Elbasan, me Partinë Socialiste që del fituese bindshëm dhe siguron 10 mandate parlamentare, duke marrë 79,657 vota në total.

Ndërkohë, Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 38,865 vota, duke përkthyer në 4 mandate, dhe duke mbetur pas me një hendek prej mbi 40 mijë votash krahasuar me PS.

Humbja e thellë ka lënë jashtë Kuvendit edhe kandidatin e listës së mbyllur të PD-së, ish kreun lokal të PD, Aurel Bylykbashi, i cili konsiderohej ndër më të sigurtët në këtë qark.

Forcat e tjera dhe të dhënat e veçanta në qark:

Nisma “Shqipëria Bëhet” është renditur e treta në nivel qarku me 4,551 vota, por pa arritur të sigurojë mandat.

Në bashkitë më të vogla, mbështetja për PS-në është shfaqur në mënyrë të theksuar:

Peqin: PS merr 71.17% të votave

Gramsh: PS merr 69.68% të votave

Për PD, mbështetja më e madhe ka ardhur nga:

Bashkia Elbasan: 33%

Belsh: 33%

Vota të pavlefshme dhe probleme teknike

Në këtë qark janë regjistruar rreth 6 mijë vota të pavlefshme, ndërsa 3 kuti votimi janë raportuar me mungesë dokumentacioni dhe janë kaluar për shqyrtim nga KQZ-ja. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit