

Kiev- Kryeteri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka marrë urimin e dytë nga homologët e tij perëndimorë, këtë herë nga ukrainasi Volodomyr Zelensky. Më herët Ramën e uroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
Teksa uron Ramën për fitoren, Zelensky – në rrjetet sociale – falënderon Shqipërinë për qëndrimin e palëkundur ndaj pushtimit rus.
Mesazhi i Zelenskyt:
Urime Edi Ramës dhe Partisë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj suksese në shërbimin ndaj popullit shqiptar.
Ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet nëpërmjet një armëpushimi të plotë dhe pa kushte.
Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona në të mirë të të dy kombeve tona.
Congratulations to @ediramaal and the Socialist Party on the convincing victory in the elections. I wish you every success in serving the Albanian people.We appreciate your clear and steadfast position on the need for lasting peace for Ukraine that can be achieved through a…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 13, 2025
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






