Transmetuar më 13-05-2025, 21:27

Partia Demokratike e ka humbur sërish një mandat në kryeqytet, teksa kanë mbetur edhe shumë pak vota për t’u numëruar.

Këto momente raportohet se votat në favor të partisë “Mundësia” të Agron Shehajt i kanë siguruar kësaj force mandatin e dytë në Tiranë, duke bërë që PD të zbresë në 50 mandate.

Megjithatë, rezultati i deritanishëm është shumë i ngushtë, dhe nuk përjashtohet mundësia që të përmbyset sërish, teksa numërohen edhe votat e diasporës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit