

Tiranë, 13 maj 2025 – Ora 18:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit mbi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025. Deri në orën 17:50 janë numëruar 5124 nga 5225 qendra votimi, duke përfaqësuar 98% të totalit kombëtar.
Rezultatet kombëtare deri më tani:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 716,521 vota – 52.12%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 472,391 vota – 34.36%
Partia Socialdemokrate (PSD): 46,775 vota – 3.40%
Partia Mundësia (Agron Shehaj): 41,545 vota – 3.02%
Nisma “Shqipëria Bëhet”: 48,300 vota – 3.51%
Lëvizja Bashkë: 19,408 vota – 1.41%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 18,660 vota – 1.36%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 2,656 vota – 0.19%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 1,016 vota – 0.07%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 5,386 vota – 0.39%
Lëvizja Atdheu (LA): 2,024 vota – 0.15%
Partia Socialiste vijon të mbajë një diferencë të madhe ndaj opozitës, me një avantazh prej mbi 244 mijë votash ndaj koalicionit PD-ASHM, që ndodhet në vend të dytë.
Ndërkohë, Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia konfirmohen si forca të reja me peshë, secila mbi pragun 3%. Nisma “Shqipëria Bëhet” gjithashtu ruan një pozicion konkurrues në kampin opozitar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






