

Foto ilustruese
Tiranë- Një 31-vjeçar është marrë peng për rreth 2 orë në Tiranë, ndërsa për këtë rast policia bën të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar, një 44-vjeçar.
Sipas uniformave blu bëhet me dije se Dashamir Pira e mbajti me forcë përreth 2 orë në automjet, ndërsa theksohet se edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj të riut.
Njoftimi i policisë:
Mori me forcë në automjet, një 31-vjeçar, i hoqi lirinë dhe e dhunoi, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pasi morën njoftim se një 31-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një shtetas, organizuan menjëherë punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. P., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






