

David Beckham sapo ka mbushur 50 vjeç, por është në formën më të mirë të jetës së tij. Ai i kushton shumë rëndësi ushqimit dhe bën rregullisht aktivitet fizik. Së fundmi, ish-futbollisti ka zbuluar mëngjesin e tij të thjeshtë me vetëm dy përbërës, që ndihmon në uljen e kolesterolit. Një vakt që të gjithë mund ta përgatisin lehtësisht në shtëpi.
Kohët e fundit, Beckham tregoi si e nis ditën me vajzën e tij 13-vjeçare, Harper. “Çdo ditë e ha mëngjesin me vajzën time para se ta çoj në shkollë. Ajo ha një bagel me djathë, krem dhe kastravec, ndërsa unë ha tërshërë me fruta pylli”.
Tërshëra është një superushqim i pasur me fibra dhe është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit, përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon në menaxhimin e peshës. Ajo përmban beta-glukane, një lloj fibre të tretshme që ul nivelin e glukozës dhe kolesterolit në gjak, duke reduktuar rrezikun për sëmundje kardiovaskulare e diabet.
Mënyra e preferuar e Beckham për ta konsumuar tërshërën është ‘porridge’, një lloj supe kremoze e përgatitur nga tërshëra e zier në ujë ose qumësht. Mund të shërbehet e ngrohtë apo e ftohtë dhe personalizohet me përbërës të ndryshëm, të ëmbël apo të kripur.
Me tretje të ngadaltë, e pasur me vitamina, proteina, hekur dhe minerale, ‘porridge’ jep ndjesinë e ngopjes për disa orë, duke shmangur dëshirën për ushqime të panevojshme gjatë paradites. Për këto arsye është shumë i këshilluar për ata që bëjnë sport, si Beckham.
David Beckham e pasuron ‘porridge’ e tij me fruta pylli, të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë, të cilët luftojnë radikalet e lira në trup. Manaferrat, boronicat, mjedrat dhe luleshtrydhet janë të pasura me polifenole, substanca që përmirësojnë shëndetin e tretjes, funksionet njohëse dhe ofrojnë mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, diabetit të tipit 2 dhe disa lloje kanceri.
Në përmbledhje, mëngjesi i David Beckham, i përbërë nga ‘porridge’ me tërshërë dhe fruta pylli, është një vakt i thjeshtë, i shëndetshëm dhe efektiv për ata që duan të mbajnë nën kontroll kolesterolin dhe të ruajnë energjinë gjatë ditës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






