Transmetuar më 13-05-2025, 11:06

Nëse të gjitha forcat politike që u futën në zgjedhje, parti dhe koalicione, do të kishin qenë në një sigël të vetme, sërish nuk do të mund ta mposhtnin Partinë Socialiste.

Kur kanë mbetur vetëm fare pak kuti votimi pa dalë rezultati, është ravijëzuar harta e re e mandateve parlamentare.

Rama ka marrë pjesën e luanit, ose 82 mandate. Me 3 apo 4 mandate që pritet të sigurojë PSD e Tom Doshit, Rama krijon për herë të parë një super mazhorancë të fortë në Parlament dhe për më tepër një shumicë të cilësuar që e lejon të miratojë çdo lloj ligji që çon për votim.

Partia Demokratike renditet e dyta me 52 mandate që janë tejet inferiore përballë Ramës.

Ajo që habit dhe bën përshtypje në këtë proces zgjedhor është fakti se Rama ka grumbulluar vota më shumë se të gjitha forcat e tjera politike së bashku.

Partia Socialiste (PS): 686,469 vota

Të gjitha forcat e tjera së bashku: 631,845 vota

Pra PS ka më shumë vota se të gjitha të tjerat së bashku me +54,624 vota. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit