

Tiranë, 13 maj 2025 – Ora 10:50 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit mbi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku deri në orën 10:50 të mëngjesit janë numëruar 4954 nga gjithsej 5225 qendra votimi, duke përfaqësuar rreth 95% të totalit të kutive.
Në nivel kombëtar, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ruan epërsinë e ndjeshme me 686,469 vota, ose 52.4% të totalit të votave të deritanishme. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) pozicionohet i dyti me 454,774 vota, që përbëjnë 34.5% të votave.
Forca e tretë politike është Partia Socialdemokrate (PSD) me 45,681 vota, ose 3.47%, ndërsa Partia Mundësia (Agron Shehaj) arrin 38,760 vota, duke marrë 2.9% dhe rritur ndjeshëm peshën elektorale.
Të tjerë rezultatet e deritanishme për partitë dhe koalicionet janë:
Nisma “Shqipëria Bëhet” – 4,653 vota (3.55%)
Lëvizja Bashkë – 18,187 vota (1.38%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 17,793 vota (1.35%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,491 vota (0.19%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 929 vota (0.07%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,143 vota (0.39%)
Lëvizja Atdheu (LA) – 1,922 vota (0.15%)
Me vetëm rreth 270 kuti votimi të panumëruara, përfundimi zyrtar pritet të shpallet brenda ditës. Deri atëherë, panorama politike e dalë nga kutitë e votimit konfirmon një avantazh të dukshëm për Partinë Socialiste dhe konsolidimin e disa forcave të reja opozitare. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






