Transmetuar më 13-05-2025, 08:22

Titulli i dytë radhazi kampion në Kategorinë Superiore për Edlir Tetovën dhe Egnatian e tij. Nëse sezonin e kaluar fitoi gjithçka të mundshme, tripletën e shumë dëshiruar, kësaj here i iku nga duart Kupa e Shqipërisë. Në finalen kundër Dinamos u mposht nga penalltitë.

Finalja tjetër, ajo e “final four”, e vlefshme për titullin kampuion, u fitua thellë prej saj, mbrëmë në “Arena Kombëtare”. Pas triumfit 4-0 ndaj Vllaznisë, trajneri Tetova u shpreh: “Finale të thjeshta nuk ka, mendoj se gjithçka ishte e merituar pej nesh. Lojtarët e mi janë fantastikë, më ndjekin në planin taktik. Kemi krijuar superioritet mbi kundërshtarin gjatë ghithë lojës.

Dy golat erdhën nga tranzicioni. Në pjesën e parë duhet të ishim më të qartë para porte. Kishim dy finale. Fillimisht me Dinamon në Kupë, bëmë gabime dhe u ndëshkuam, nuk mund t’i përsërisnim të njëjtat gabime edhe sot.

Suksesi? Gjithçka ka lidhje me punën. Lushkja është marrë vetëm me goditjen nga linja e dytë, ai është vlerë e shtuar e Egnatias. Mbas ndërrimit të skemës së Vllaznisë kishim probleme. U riktheva te skema 4-2-3-1 për të bllokuar krahun e djthatë të Vllazinsë.

Pastaj u freskuam me Melon. Kemi punuar shumë me goditjet standarte. Edhe njëherë po e përsëris, lojtarët e mi ishin fantastikë. Nuk mendoj se do të ketë merkto në dalje shumë. Këto janë gjëra që nuk më përkasin mua, i përkasin klubit, gjithsesi”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Nga ana e tij, Regi Lushkja, autori i dopietës në fitoren e mbrëmshme 4-0, i cili u shpall lojtari më i mirë i finales së “final four”, u shpreh: “E mira s’ka fund, këto ndeshjet e fundit që nuk kam shënuar gol, nuk kam qenë në 100% tim. Kam pësuar dëmtim në gjysmëfinalen ndaj Partizanit. Kam ndenjur 10 ditë pa u stërvitur, sepse më ishte fryrë kavilja.

Jam futur në fushë për të ndihmuar ekipin. Shpërblimi ishte fitimi i titullit kampion. E kisha si synim fitimin e ‘këpusës së artë’, por e fitoi Bekim Balaj. E meritoi dhe e përgëzoj, sepse është super sulmues”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit