Transmetuar më 13-05-2025, 08:12

Egnatia e fitoi për të dytin vit radhazi titullin kampion në Shqipëri. Në finale, skuadra rrogozhinase mposhti thellë 4-0 Vllazninë, e cila ndiqej nga një numër rekord tifozësh kuqeblu në “Arena Kombëtare”, por u larguan që aty tepër të zhgënjyer. Shkodranët nuk mundën ta kthenin titullin në “palmaresin” e tyre as pas 24 vitesh “agjërim”.

Duke komentuar atë që ndodhi mbrëmë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka nënvizuar mes të tjerash: “Urime ekipit të Egnatias për fitimin e titullit kampion në Kategorinë Superiore!

Një sezon fantastik, me beteja të shumta deri në momentet e fundit në kampionatin e rregullt dhe i mbyllur me një finale emocionuese në ‘Arena Kombëtare’.

Mund të jetë një imazh i ‎3 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe ‎teksti që thotë "‎o 0 JALAJ 9 Jeber 7 GRUDA 7 brothg WIEST चर אאל‎"‎‎

Përgëzime fituesit dhe të gjitha ekipeve garuese, duke nisur nga Vllaznia finaliste e deri tek ekipi i fundit që garoi në Superiore për të arritur objektivat e veta.

Urime lojtarëve të Egnatias, stafit teknik, drejtuesve dhe tifozëve që ndoqën dhe mbështetën skuadrën e tyre në këtë rrugëtim të përmbyllur me trofe.

Dëshiroj shumë një përfaqësim sa më dinjitoz të ekipeve tona në Kupat e Europës në vazhdim, çka do të ishte edhe shpërblimi më i madh për punën e bërë gjatë gjithë sezonit futbollistik”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe teksti

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit