

Tiranë, 13 maj 2025 – Me 1,112 nga 1,282 qendra votimi të numëruara dhe mbi 10,000 zarfe të diasporës të hapura, rezultati i zgjedhjeve parlamentare në qarkun më të madh të vendit konfirmon epërsinë e Partisë Socialiste, e cila ka siguruar 19 mandate, duke ruajtur një diferencë prej mbi 45 mijë votash ndaj rivalëve të saj. PS ka deri tani 176,136 vota.
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar deri tani 130,681 vota, që i përkthehen 13 mandate, duke humbur një vend në Kuvend. Ky mandat është marrë nga Partia Mundësia, e drejtuar nga Agron Shehaj, e cila deri tani ka mbledhur 18,335 vota dhe ka siguruar 2 mandate, duke hyrë fuqishëm në skenën politike si një alternativë opozitare.
Në garën për parlamentin janë futur gjithashtu:
Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, që ka siguruar një mandat të parë historik.
Partia Socialdemokrate (PSD), e cila rikthehet në Kuvend me një mandat në këtë qark.
Koalicioni i Adriatik Lapajt (ADR) gjithashtu arrin të kalojë pragun dhe të përfaqësohet me një mandat në Kuvend.
Përmbledhje e përkohshme e mandateve në qarkun Tiranë (pas numërimit të 1,112 kutive):
PS: 19 mandate
PD-ASHM: 13 mandate
Partia Mundësia (Agron Shehaj): 2 mandate
Lëvizja Bashkë (Arlind Qori): 1 mandat
PSD: 1 mandat
Koalicioni ADR (Adriatik Lapaj): 1 mandat
/noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






