Transmetuar më 12-05-2025, 23:49

Tiranë, 12 maj 2025 – Me numërimin e votave të përfunduar në 4,105 nga 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin, rezultatet paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë një fitore të qartë për Partinë Socialiste të Shqipërisë (PS), e cila ka siguruar deri tani 563,086 vota, që përfaqësojnë 52.38% të totalit të votave të numëruara. Aktualisht PS numëron 82 deputetë. Nëse sërish ka mbështetjen e PSD së Tom Doshit, Rama merr shumicën cilësuese në Parlament duke i hapur rrugën kalimit edhe të ligjeve me shumicë të cilësuar.

Në vend të dytë qëndron Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 368,768 vota, që përbëjnë 34.27% të votave.

Forcat e tjera politike kanë marrë këto përqindje:

Partia Socialdemokrate (PSD): 37,626 vota (3.50%)

Partia Mundësia: 31,270 vota (2.91%)

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 37,088 vota (3.45%)

Lëvizja Bashkë: 14,466 vota (1.34%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 13,698 vota (1.27%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 2,045 vota (0.19%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 766 vota (0.07%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 4,236 vota (0.39%)

Lëvizja Atdheu (LA): 1,610 vota (0.15%)

/noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit