Transmetuar më 12-05-2025, 23:44

Athinë- Kryeministrja e Italisë Goirgia Meloni dhe ai i Greqisë, Qirjako Miçotaqis kanë nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë dhe transportit hekurudhor.

"Greqia do të investojë mbi 400 milionë euro në rrjetin e saj hekurudhor, ndërsa Italia do të kontribuojë 360 milionë euro për të blerë trena të rinj dhe për të ndërtuar stacione të reja", tha Mitsotakis.

Në frontin e energjisë, Mitsotakis theksoi ambicien për të trefishuar kapacitetin e ndërlidhjes së energjisë elektrike midis dy vendeve dhe tha se Greqia është një vend eksportues i energjisë elektrike.

Gjatë takimit, ata folën edhe për Ballkanin Perëndimor, dukt theksuar se mbështesin rrugën e anëtarësimit drejt BE-së, angazhim të cilin do ta përsërisin edhe gjatë samitit dy-ditor të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë.

“Italia dhe Greqia ndajnë rrugën e pranimit të Ballkanit Perëndimor në Evropë si një angazhim i përbashkët që do ta përsërisim në ditët në vijim në samitin e Komunitetit Politik Evropian të planifikuar në Tiranë”, thanë kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në deklaratat për shtyp pas takimit ndërqeveritar Itali-Greqi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit