Transmetuar më 12-05-2025, 23:43

Konispol, 12 maj 2025 – Është përmbyllur procesi i numërimit në të gjitha 16 qendrat e votimit të bashkisë Konispol në qarkun Vlorë.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka dalë forcë e parë me 2,231 vota, që përfaqësojnë 56.14% të votave të vlefshme.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është renditur i dyti me 1,156 vota, ose 29.10%, ndërsa Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” ka arritur një rezultat të konsiderueshëm me 380 vota (9.56%), duke u pozicionuar si forca e tretë politike.

Pjesa tjetër e votave është ndarë kështu:

Partia Socialdemokrate (PSD): 120 vota (3.02%)

Partia Mundësia: 33 vota (0.83%)

Lëvizja Bashkë: 24 vota (0.60%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 9 vota (0.23%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 14 vota (0.35%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 3 vota (0.08%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2 vota (0.05%)

Lëvizja Atdheu (LA): 1 votë (0.03%)

Konispoli i bashkohet listës së bashkive në jug ku PS ka një epërsi të ndjeshme, ndërsa vëmendje tërheq rritja e Nismës SHB, që po arrin rezultate të larta për një forcë e re. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit