Transmetuar më 12-05-2025, 23:32

Pukë, 12 maj 2025 – Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në të gjitha 18 qendrat e votimit të bashkisë Pukë, ku Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë forcë e parë me 2,034 vota, që përbëjnë 43.80% të totalit të votave të vlefshme.

Partia Socialiste (PS) është renditur e dyta me 1,572 vota ose 33.88%, ndërsa në një pozicion të dukshëm të tretë është Partia Socialdemokrate (PSD) me 930 vota, përkatësisht 20.00% – një përqindje e lartë për këtë subjekt politik.

Subjektet e tjera kanë marrë vota më të pakta:

Partia Mundësia: 37 vota (0.80%)

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 38 vota (0.82%)

Lëvizja Bashkë: 19 vota (0.41%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 8 vota (0.17%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 4 vota (0.09%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2 vota (0.04%)

Lëvizja Atdheu (LA) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 0 vota

Puka konfirmon prirjen e fortë të djathtë në veri, por shënon edhe rritjen e ndjeshme të PSD-së, që konsolidon veten si një aktor i rëndësishëm elektoral në këtë zonë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit