Transmetuar më 12-05-2025, 23:30

Fushë-Arrëz, 12 maj 2025 – Është përmbyllur numërimi i votave në të 16 qendrat e votimit të bashkisë Fushë-Arrëz, qarku Shkodër.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë fitues me 1,315 vota, që përbëjnë 41.93% të totalit të votave të vlefshme.

Partia Socialiste (PS) është renditur e dyta me 1,137 vota, ose 36.26%, ndërsa në vendin e tretë ka dalë Partia Socialdemokrate (PSD) me 621 vota (19.80%).

Pjesa tjetër e votave është shpërndarë në këtë mënyrë:

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 25 vota (0.80%)

Partia Mundësia: 14 vota (0.45%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 7 vota (0.22%)

Lëvizja Bashkë: 8 vota (0.26%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 3 vota (0.10%)

Lëvizja Atdheu (LA): 3 vota (0.10%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 3 vota (0.10%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 0 vota

Fushë-Arrëzi rezulton një nga bashkitë me përplasje të fortë mes tre forcave, me një përfaqësim të konsiderueshëm të PSD përkrah dy partive kryesore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit