

Has, 12 maj 2025 – Është përfunduar numërimi i votave në të gjitha 28 qendrat e votimit të bashkisë Has në qarkun Kukës.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka dalë fitues me 3,547 vota, që përbëjnë 52.57% të totalit të votave të vlefshme.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) është renditur e dyta me 2,231 vota, ose 33.07%, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka dalë forcë e tretë me 841 vota, përkatësisht 12.46%.
Subjektet e tjera kanë marrë këto rezultate:
Partia Mundësia: 37 vota (0.55%)
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 32 vota (0.47%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 22 vota (0.33%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 17 vota (0.25%)
Lëvizja Bashkë: 16 vota (0.24%)
Lëvizja Atdheu (LA): 3 vota (0.04%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 1 votë (0.01%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 0 vota
Has është një nga bashkitë ku opozita arrin një fitore të qartë, duke ruajtur traditën e mbështetjes së fortë për PD-në në këtë zonë verilindore. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






