

Devoll, 12 maj 2025 – Ka përfunduar procesi i numërimit në të 49 qendrat e votimit të bashkisë Devoll në qarkun Korçë, ku Partia Socialiste (PS) ka dalë forcë e parë me 7,082 vota, që përbëjnë 50.50% të totalit të votave të vlefshme.
Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 5,870 vota, ose 41.85%, duke mbajtur një diferencë të ngushtë ndaj mazhorancës.
Rezultatet për forcat e tjera janë si më poshtë:
Partia Socialdemokrate (PSD): 324 vota (2.31%)
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 361 vota (2.57%)
Partia Mundësia: 203 vota (1.45%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 94 vota (0.67%)
Lëvizja Bashkë: 61 vota (0.43%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 18 vota (0.13%)
Lëvizja Atdheu (LA): 5 vota (0.04%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 4 vota (0.03%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 3 vota (0.02%)
Ky rezultat konfirmon një garë të ngushtë mes PS dhe PD-ASHM në Devoll, ndryshe nga shumica e bashkive të tjera ku diferenca ka qenë më e thellë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






