Transmetuar më 12-05-2025, 23:12

Tepelenë, 12 maj 2025 – Ka përfunduar numërimi i votave në të 22 qendrat e votimit të bashkisë Tepelenë në qarkun Gjirokastër.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar një fitore të fortë me 3,214 vota, që përbëjnë 68.15% të totalit të votave të vlefshme.

Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1,003 vota, ose 21.27%.

Forcat e tjera kanë marrë rezultate modeste:

Partia Socialdemokrate (PSD): 130 vota (2.76%)

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 149 vota (3.16%)

Partia Mundësia: 84 vota (1.78%)

Lëvizja Bashkë: 71 vota (1.51%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 46 vota (0.98%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 8 vota (0.17%)

Lëvizja Atdheu (LA) dhe Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): nga 4 vota (0.08%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 3 vota (0.06%)

Rezultati në Tepelenë përforcon dominimin e PS-së në të gjitha bashkitë e qarkut Gjirokastër, ku mazhoranca qeverisëse ka fituar thellësisht në çdo zonë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit