

Skrapar, 12 maj 2025 – Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Skrapar të qarkut Berat, ku Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar një fitore të thellë me 3,614 vota, që përbëjnë 66.46% të votave të vlefshme.
Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1,588 vota ose 29.20%.
Rezultatet për forcat e tjera politike janë modeste:
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 120 vota (2.21%)
Lëvizja Bashkë: 50 vota (0.92%)
Partia Mundësia: 37 vota (0.68%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 16 vota (0.29%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 7 vota (0.13%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 4 vota (0.07%)
Lëvizja Atdheu: 2 vota (0.04%)
ADR dhe DZH: 0 vota
Me këtë rezultat, Skrapari mbetet një ndër bastionet më të forta të Partisë Socialiste në jug të vendit, duke thelluar avantazhin ndaj opozitës në këtë cikël zgjedhor. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






