

Vau i Dejës, 12 maj 2025 – Një surprizë elektorale ka ndodhur në bashkinë Vau i Dejës, ku Partia Socialdemokrate (PSD) ka fituar shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PSD ka siguruar 5,951 vota, që përbëjnë 44.20% të totalit të votave të vlefshme.
Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 4,698 vota ose 34.89%, ndërsa Partia Socialiste ka mbetur e treta me 2,482 vota, përkatësisht 18.43%.
Rezultati në Vau i Dejës përbën një ndër rastet më të veçanta të këtij procesi zgjedhor, ku një forcë e tretë politike ka arritur të thyejë dy partitë tradicionale, duke u pozicionuar si fituese në një bashki të rëndësishme të veriut.
Tom Doshi, një biznesmen prej vitesh, disa vite më parë mori kontrollin e Partisë Socialdemokrate të cilën ia dha ish kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor Skënder Gjinushi pasi Rama e bëri kryetar të Akademisë së Shkencave. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






