

Gramsh, 12 maj 2025 – Është përmbyllur numërimi i votave në të 48 qendrat e votimit të bashkisë Gramsh, ku Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka arritur një fitore dërrmuese me 7,737 vota, përkatësisht 69.68% të totalit.
Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 2,357 vota ose 21.23%.
Rezultatet për subjektet e tjera janë si më poshtë:
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 454 vota (4.09%)
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 148 vota (1.33%)
Partia Mundësia: 154 vota (1.39%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 129 vota (1.16%)
Lëvizja Bashkë: 89 vota (0.80%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 20 vota (0.18%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 5 vota (0.05%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 4 vota (0.04%)
Lëvizja Atdheu (LA): 7 vota (0.06%)
Rezultati në Gramsh e përforcon edhe më tej epërsinë e PS në qarkun Elbasan, duke e kthyer këtë zonë në një ndër më të sigurtat për të majtën në zgjedhjet e 11 majit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






