

Cërrik, 12 maj 2025 – Numërimi i votave në bashkinë Cërrik është përmbyllur dhe rezultati ka nxjerrë Partinë Socialiste si fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj opozitës.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PS ka marrë 7,021 vota, që përbëjnë 59.53 për qind të totalit të votave të vlefshme.
Në vend të dytë është Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 3,463 vota ose 29.36 për qind.
Ndërkohë, Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” ka arritur të sigurojë 741 vota, që përkthehen në 6.28 për qind, duke u renditur si forca e tretë në këtë bashki të qarkut Elbasan.
Rezultati në Cërrik konfirmon dominimin e Partisë Socialiste në këtë zonë, ndërsa opozita mbetet mjaft larg në këtë garë, pasi kjo qytezë gjithnjë ka qenë bastion i majtë. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






