Transmetuar më 12-05-2025, 22:30

Belsh, 12 maj 2025 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë Belsh të qarkut Elbasan, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat bindës.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka siguruar 4,662 vota, që përbëjnë 56.99 për qind të totalit të votave të vlefshme.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është renditur i dyti me 2,722 vota ose 33.28 për qind, duke ruajtur një prani të konsiderueshme, por larg fitores.

Në vend të tretë ka dalë Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet” me 254 vota (3.11%), ndërsa Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 215 vota (2.63%).

Belshi i bashkohet bashkive të tjera të qarkut Elbasan ku Partia Socialiste ka mbajtur epërsinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit