Transmetuar më 12-05-2025, 22:27

Rrogozhinë, 12 maj 2025 – Është përmbyllur procesi i numërimit të votave në bashkinë Rrogozhinë, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një rezultat të qartë ndaj opozitës.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, PS ka marrë 4,864 vota, që përbëjnë 52.89 për qind të totalit të votave të vlefshme.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) është renditur i dyti me 3,481 vota, ose 37.85 për qind, duke mbajtur një bazë të qëndrueshme elektorale në këtë bashki.

Në vendin e tretë ka dalë Partia Socialdemokrate (PSD) me 397 vota (4.32%).

Ky rezultat konfirmon avantazhin e Partisë Socialiste në qarkun Durrës edhe në bashkinë Rrogozhinë, ndërsa opozita ruan një përqindje të konsiderueshme, por pa mundur të përmbysë rezultatin. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit