Transmetuar më 12-05-2025, 22:25

Librazhd, 12 maj 2025 – Numërimi i votave në bashkinë Librazhd është përmbyllur dhe rezultati ka konfirmuar një fitore të thellë për Partinë Socialiste, e cila ka marrë 9,253 vota, që përbëjnë 66.93% të totalit të votave të vlefshme.

Në vend të dytë është renditur Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 3,374 vota ose 24.41%, duke pësuar një disfatë të theksuar në këtë bashki të qarkut Elbasan.

Subjektet e tjera kanë marrë:

Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 346 vota (2.50%)

Partia Mundësia: 288 vota (2.08%)

Rezultati në Librazhd, një qytezë gjithmonë pranë socialistëve, e forcon pozicionin e PS-së si forca dominuese në qarkun Elbasan, duke lënë pas me një diferencë të thellë rivalët politikë. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit