

Divjakë, 12 maj 2025 – Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 57 të bashkisë Divjakë, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të ndjeshme ndaj opozitës.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nga 40,179 zgjedhës të regjistruar, morën pjesë në votime 16,796 qytetarë, që përfaqëson 41.8% të pjesëmarrjes.
Rezultatet për subjektet kryesore janë si më poshtë:
Partia Socialiste (PS): 10,427 vota
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 3,882 vota
Koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”: 906 vota
Partia Mundësia: 102 vota
PS ka siguruar më shumë se dyfishin e votave të marra nga opozita në këtë bashki të qarkut Fier, duke konfirmuar pozitat e forta në zonat rurale dhe bregdetare të jugperëndimit. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






