

Shijak, 12 maj 2025 – Është përmbyllur numërimi i votave në të gjitha 54 qendrat e votimit në bashkinë Shijak, ku gara zgjedhore është dominuar nga Partia Socialiste.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, PS ka siguruar 1718 vota, që përbëjnë 54.64% të totalit të votave të vlefshme.
Në vend të dytë është renditur “Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM) me 5266 vota, që përfaqësojnë 40.43% të votave, duke shënuar një rezultat të fortë opozitar në këtë zonë të qarkut Durrës.
Ndër partitë e tjera, rezultatet kanë qenë më modeste:
Partia Mundësia: 229 vota (1.76%)
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet: 185 vota (1.42%)
Lëvizja Bashkë: 115 vota (0.88%)
Partia Socialdemokrate (PSD): 14 vota (0.11%)
Rezultati në Shijak konfirmon mbështetjen tradicionale për PS-në në këtë zonë, ndërsa opozita ruan një përqindje të konsiderueshme, duke reflektuar një garë të ngushtë në shumë njësi të qarkut Durrës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






