

Shqipëria ka njohur bum turistik vitet e fundit. Kjo falë bukurive natyrore, por edhe investimeve në këtë fushë.
Veçohet Ksamili, perla e Jonit.
Por jo të gjithë ndajnë mendime pozitive.
Gazeta britanike “The Sun” e cituar më pas edhe nga Daily Express, paralajmëron pushuesit se në Shqipëri ka “mafie”.
Në një artikull të shkurtër të titulluar “Ana e errët e Maldiveve të Evropës”, Daily Express thotë se turistët kërkojnë të largohen nga vende si Greqia dhe Spanja për të eksploruar vende më pak të populluara.
Artikulli citon profesorin e kriminologjisë, Xavier Raufer, i cili thotë se Shqipëria ka 30 familje mafioze, dhe se mafiozët më të fuqishëm janë bazuar në vendet bregdetare, e thënë ndryshe aty ku shkojnë turistët. Ai paralajmëron edhe për “trafikim të qenieve njerëzore” dhe thotë se vendi ynë është pjesë e linjës së trafikut të heroinës nga Afganistani.
"Do t’i gjeni këto familje në të gjithë Shqipërinë – sigurisht, më e fuqishmja është ajo përgjatë detit sepse është më e mirë për trafikim, tha ai.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd